Irma sjell 3 aftesi thelbesore  në gamën e Shërbimeve HR të dhe Grupeve të Praktikës.

Lindur në Shkodër, Irma jeton dhe punon në kryeqytetin e Tiranës në Shqipëri. Ajo i perfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Master Shkencor ne IT) – dhe punon që prej 2 dekadash në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Si një Rekrutuese ISG jo vetëm për pozicionet e IT, ajo kryen kërkime në të gjitha nivelet nga teknike dhe menaxheriale, konsulton bizneset ,klientë të të gjitha dimensioneve  për të perzgjedhur 

njerëzit e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur“.

Irma vjen nga ana tjetër e “tavolines” , pasi ajo ka punuar për korporata të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare në pozicione IT siteknike edhe menaxheriale, ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme personale dhe ne skuader, të cilat e çuan atë përpara duke krijuar mundesi bashkepunimi ne fushen e konsulences me Bankat dhe sektorët e Telekomunikacionit           . 

Ajo filloi biznesin me ISG  në Shqipëri si një sipërmarrëse  dhe ndihmon jo vetëm klientët e saj në Shqipëri, por gjithashtu mbështet ne menyre te suksesshme  edhe kërkimet jashtë Shqiperise dhe arrin te kete rezultatet te jashtëzakonshme.

Dhe e treta,  Irma Sheqi gjen motivimin e saj më të madh në trajnimin e te tjerëve për të arritur potencialin e tyre dhe për të performuar pertej pritshmerive te tyre .

Grupet e praktikës:

  • Rekrutimi (kerkimi dhe përzgjedhja në fushën e IT)
  • Trajnime Biznesi

Ajo transmeton konceptet kryesore në Bizneset Inovative  të mbështetura nga trendet e fundit të  teknologjisë – duke bërë të mundur  krijimin e mundësivë per gjenerimin e perfitimeve per biznesin , efikasitetin, në rritjen e bashkepunimit me klientet dhe mundësive te reja të biznesit

Motoja e suksesit Irma për përsosmëri në ekzekutim:Endërro, Beso, Realizo dhe Mos u Dorezo  Kurrë!”

Subsidiary