Irma sjell 3 aftesi thelbesore në gamën e Shërbimeve HR të dhe Grupeve të Praktikës.
Lindur në Shkodër, Irma jeton dhe punon në kryeqytetin e Tiranës në Shqipëri. Ajo i perfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Master Shkencor ne IT) – dhe punon që prej 2 dekadash në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Si një Rekrutuese ISG jo vetëm për pozicionet e IT, ajo kryen kërkime në të gjitha nivelet nga teknike dhe menaxheriale, konsulton bizneset ,klientë të të gjitha dimensioneve për të perzgjedhur
“njerëzit e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur“.
Irma vjen nga ana tjetër e “tavolines” , pasi ajo ka punuar për korporata të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare në pozicione IT siteknike edhe menaxheriale, ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme personale dhe ne skuader, të cilat e çuan atë përpara duke krijuar mundesi bashkepunimi ne fushen e konsulences me Bankat dhe sektorët e Telekomunikacionit .
Ajo filloi biznesin me ISG në Shqipëri si një sipërmarrëse dhe ndihmon jo vetëm klientët e saj në Shqipëri, por gjithashtu mbështet ne menyre te suksesshme edhe kërkimet jashtë Shqiperise dhe arrin te kete rezultatet te jashtëzakonshme.
Dhe e treta, Irma Sheqi gjen motivimin e saj më të madh në trajnimin e te tjerëve për të arritur potencialin e tyre dhe për të performuar pertej pritshmerive te tyre .
Grupet e praktikës:
- Rekrutimi (kerkimi dhe përzgjedhja në fushën e IT)
- Trajnime Biznesi
Ajo transmeton konceptet kryesore në Bizneset Inovative të mbështetura nga trendet e fundit të teknologjisë – duke bërë të mundur krijimin e mundësivë per gjenerimin e perfitimeve per biznesin , efikasitetin, në rritjen e bashkepunimit me klientet dhe mundësive te reja të biznesit
Motoja e suksesit Irma për përsosmëri në ekzekutim: “Endërro, Beso, Realizo dhe Mos u Dorezo Kurrë!”